Modelja ruse po lufton me jetën, ra lakuriq nga kati i tretë i një banese!

Një modele ruse po lufton për jetën pasi “ra pothuajse lakuriq nga një dritare”, në Moskë.
Ksenia Puntus, 21 vjeçe, ishte në një banesë të katit të tretë që i përkiste të dashurit të saj Andrei Bakov – nip i regjisorit të filmit Nikita Milhalkov, transmeton Indeksonline.

Ajo u gjet në shkurre nga një pastrues rruge pasi ishte shtrirë jashtë për disa orë në temperatura minus 5.
Modelja – e cila ka pozuar për “Russian Vogue” dhe “Tatler” – pësoi lëndime në kokë dhe gjoks, si edhe një legen, ka thyer brinj dhe këmbë.

Është hapur një hetim paraprak penal midis pretendimeve për një mbulim të ngjarjes./Indeksonline

