75 Mall Live Search
15:13 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Borini zyrtarisht e lë Milanin, shkon te skuadra e dy shqiptarëve

Fabio Borini edhe zyrtarisht është larguar nga Milani. Sulmuesi italian ka arritur marrëveshje me Veronën.

28 vjeçari do të luaj te skuadra e Rrahmanit e Kumbullës si transfer i lirë.

Borini ka patur 75 paraqitje në të gjitha garat për Milanin duke shënuar tetë gola në këtë periudhë.

Milan i kishte njoftuar sulmuesit largimin para pak ditësh duke i bërë me dije se trajneri Piolli nuk llogarit më në të./Indeksonline/