Qentë endacak nuk do ua rrezikojnë më jetën, u ndërtohet një strehimore në Prishtinë

Problemet me qentë endacak veç se po shtohen në komunën e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Për të gjetur një zgjidhje që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve, Prishtina ka hapur e ka dhënë një tender.
Kjo për të ndërtuar një strehimore për qentë endacak e për të trajtuar ata.
Për krejt këtë punë, komuna me të cilën udhëheq Shpend Ahmeti kishte planifikuar 150 mijë euro.
Por, këtë tender e mori Ridvan Elezi nga Prizreni me çmimin më të ulët 119 mijë e 941 euro e 72 cent./IndeksOnline/
