Tottenhami, sapo e zyrtarizoi mesfushorin brazilian

Tottenhami, sapo e ka bërë zyrtare marrëveshjen për mesfushorin brazilian, Gedson Fernandes. Skuadra angleze ka arritur marrëveshje për huazimin 18 muajsh të Fernandesit.
21- vjeçari vjen nga skuadra e Benfikës me kërkesën e Jose Mourinhos. Në rast se futbollisti e tregon veten, Spursi e ka mundesinë që të blejë kartonin e mesfushorit në afat të përhershëm.
Lojtari ka mundësinë e debutimit që në ndeshjen e radhës që Tottenhami e zhvillon në vikend ndaj Watfordit./Indeksonline/
