75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar, afër transferimit te skuadra e madhe kroate

Kukësi e ka shfrytëzuar këtë periudhë pushimesh për të kryer fazën përgatitore në Antalia, ndërkohë që merkatoja nuk ka qenë shumë aktive te verilindorët.

Me përjashtim të Dakut që u largua për të luajtur me Ballkanin, nënkampionët e Shqipërisë nuk kanë bërë të tjera lëvizje as në hyrje e as në dalje.

Megjithatë, interesime ka pasur dhe një nga lojtarët që mund të largohet është kosovari Vesel Limaj.

Kontrata e tij me Kukësin përfundon në verën e këtij viti por mesfushori ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar në lidhje me rinovimin e saj, teksa në drejtim të futbollistit ka ardhur edhe një ofertë nga Kroacia.

Nderim Nexhipi zbuloi pak ditë më parë se është kërkuar në Kroaci, teksa “VipSport.al” ka arritur të mësojë emrin e skuadrës që kërkon Limajn.

Bëhet fjalë për Osijekun ka shprehur interesim për të, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete mes palëve.

Pjesë e skuadrës së Osijek, është edhe Eros Grezda i afruar në këtë merkato janari, duke lënë Rejnxhërsin për t’u rikthyer te skuadra te e cila shpërtheu si lojtar.

Kukësi nuk do të lejonte që një futbollist si Limaj të largohet me parametra zero, duke diskutuar me futbollistin për ta shitur dhe njëkohësisht për të mbushur arkat e klubit.