75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Prokurori i rastit, “Syri i popullit”, heq dorë nga akuza ndaj Sabit Berishës dhe Lirie Luzhës

Prokurori special i rastit “Syri i popullit”, Sylë Hoxha në fjalën e tij përfundimtare, tha se në mungesë të provave heq dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit të këtij rasti Sabit Berisha dhe Lirie Luzha.

Lidhur me të akuzuarit e tjerë, Hoxha tha se sa u përket të të akuzuarve të tjerë nga kjo aktakuzë pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore, të cilët edhe për shkak të natyrës janë mbajtur disa seanca gjyqësore dhe duke dëgjuar dëshmitarë të shumtë para këtij trupi gjykues, konsideroi se dëshmitë e dëshmitarëve me analizë të shkresave, konsideroj se aktakuza ndaj të akuzuarve është e vërtetuar në tërësi.

Të akuzuar në rastin: “Syri j popullit”, mbesin Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana.