Lukaku poston nga shtrati, komenti i bashkëlojtarit merr vëmendjen

Futbollisti i Interit, Romelu Lukaku ka postuar një fotografi nga shtëpia e tij, më konkretisht nga dhoma e fjetjes.
Ku edhe ka shkruar “Apartament i ri, shtrat i ri”. Mirëpo bashkfutbollisti i tij te Interi, Andrea Ranocchia la një koment që u bë “hit” në rrjetet sociale.
“A është për 15 veta ?” e kishte pyetur shoku i skuadrës Lukakun për shtratin gjigantë që e kishte postuar ylli i Interit.
E pas kësaj vazhduan komentet në rrjetet sociale duke thënë se shtrati i tij ka vend mjaftueshëm për 11 futbollist./Indeksonline/.
