E dhimbshme – Vdes Habib Qeriqi pasi u mblodhën para dhe u operua në Turqi
Qytetari lipjanas, Habib Qeriqi ka ndërruar jetë. Për të ishte kërkuar ndihmë pasi kishte një sëmundje të rëndë.
Pasi ishin mbledhur paratë, ai ishte dërguar në Turqi për t’u operuar. Pas operacionit, Qeriqi ishte kthyer në vendlindje, transmeton Indeksonline.
Por, nuk shkoi gjatë, për shkak të sëmundjes, sot ai ndërroi jetë.
Qeriqi për afro një vit ishte duke luftuar me sëmundjen ./Indeksonline/