75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Maguire, kapiteni i ri i Manchester United

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Harry Maguire do të jetë kapiteni i ri i klubit, transmeton Indeksonline.

Mbrojtësit anglez i është dorëzuar shiriti nga Solskjaer dhe do ta zëvendësojë Ashley Young edhe pse ka vetëm 6 muaj që erdhi në “Old Trafford” nga Leicester me një shifër rekord prej 80 milionë funta.

Young u emërua kapiten në fillim të sezonit por pritet ta lërë klubin dhe t’i bashkohet Interit këtë muaj./Indeksonline/