Shefi i kabinetit të Haradinajt i kundërpërgjigjet Abazit: Mandati është i juaji, bëje qeverinë, o trim
Shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, Selim Selimi i ka reaguar të propozuarit për zëvendëskryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazit, i cili dje tha se VV nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në koalicion me AAK-në.
Për këto deklarata, Selimi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se përgjegjësia për formimin e qeverisë bie mbi mandatarin.
Ai i ka bërë thirrje Abazit që të qetësohet dhe ta bëjnë qeverinë.
“Kryeministri @haradinajramush e pati deklaratën e qarte! Përgjegjësia për formim të qeverisë bie mbi mandatarin. Paska fol ZVKM në tentative për qeverinë në tentative. Analize në abstrakt. Qetësohu ZVKM në tentative, mandati është i joti. Bone o trim!”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Kryeministri @haradinajramush e pati deklaraten e qarte! Pergjegjesia per formim te qeverise bie mbi mandatarin. Paska fol ZVKM ne tentative per qeverine ne tentative. Analize ne abstrakt. Qetesohu ZVKM ne tentative, mandati eshte i joti. Bone o trim!
— Selim Selimi (@selim_selimi) January 18, 2020