75 Mall Live Search
20:48 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Vrapimi i Alisson nga porta në portë për të festuar me Salahun

Alisson Becker bëri një asist në fund të ndeshjes për Mohamed Salah në fitoren 2-0 të Liverpoolit kundër Manchester United.

Braziliani ia dhuroi topin me dorë egjiptianit i cili nga gjysma e fushës i vetëm përballë De Geas.

Pasi topi hyri në rrjet, portieri vrapoi nga porta e tij te ajo kundërshtare për të festuar golin.

Ky vrapim ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. /IndeksOnline/