75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Haxhiu: Është radha që LDK-ja, të tregojë se a e do vërtet ndryshimin

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, njëherit e propozuara për ministre të Drejtësisë, pas dorëzimit të emrit të mandatarit te presidenti Thaçi, ka thënë se Albin Kurti do të paraqesë përbërjen e Qeverisë para Kuvendit jo më vonë se 15 ditë, një shans ky ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Haxhiu ka shtuar se deri tani kanë bërë shumë kompromise, ndërsa është radha që LDK-ja të tregojë se a e do vërtet ndryshimin.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti.

Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqesë përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.
Këto ditë janë shansi ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK-ja, të tregojë se a e do vërtet ndryshimin.