75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Komuna e Vushtrrisë, suspendon nga puna mësimdhënësin e arrestuar dje nga policia

Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar nga puna mësimdhënësit e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili ishte është ndalur 48 orë nga Policia e Kosovës.

“Në mbështetje të nenit 73 pika 1.1 dhe neni 85 pika 1.4 Ligjit të punës nr.03/L-212 si dhe bazuar në informatën nga drejtoria e gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri mori këtë vendim: H.A në vendin e punës, mësimdhënës i edukatës fizike në SHML gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Ky vendim i Drejtorisë së Arsimit thuhet të jetë bazuar në informatën nga drejtoria e gjimnazit “Eqrem Çabej” të 21 janarit 2020, lidhur me rastin e mësimdhënësit të edukatës fizike H.A, ndaj të cilit kanë filluar procedurat penale./Indeksonline/