75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Laura Fazliu mposhtet nga rusja Valkova në raundin e dytë

Laura Fazliu nuk ka arritur të fitojë duelin ndaj ruses Ekaterina Valkova duke u mposhtur me Wazari në Golden Score, pasi 4 minutat e parë nuk pati fitues n Grand Prix “Tel Aviv”.

Fazliu fillimisht kaloi raundin e parë pa duel për t’u mposhtur pastaj në të dytën, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, Valkova kaloi fillimisht meksikanen Prisca Awiti Alcaraz, për ta mposhtur Fazliun, ndërsa në raundin e tretë do të përballet me gjermanen, Martyna Trajdos.

Kujtojmë se dje, Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në këtë kampionat./Indeksonline/