5 persona mbetën të lënduar në aksidentin në autosradë Prishtinë-Ferizaj
Një aksident i rëndë ka ndodhur në ora 16:30 minuta në autostradë nga Lipjani për në drejtim të Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Si pasojë e përplasjes së dy veturave, pesë persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Informatat e para janë se në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka kërkuar dy autoambulanca. Aksidenti ka ndodhut në ora 16-30, të përfshira dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë ai./IndeksOnline/