Harrojeni Muriqin, Florent Hasani ka realizuar një eurogol

Ekipi i reprezentuesit kosovar Florent Hasanit, DVTK në Hungari ka shënuar fitore ndaj Zalaegerszegit me rezultat 3:1.
Hasani luajti tërë ndeshjen madje duke realizuar gol në minutën 90+2, shkruan Indeksonline.
Nga një distancë e largët, Hasani goditi për ta mposhtur portierin kundërshtar dhe duke i dhënë fitoren ekipit të tij./Indeksonline/