Nën kërcënim arme grabisin para e telefona në një lokal, në Gjilan

Viktima mashkull ka raportuar se dy persona të maskuar dhe të armatosur (me revole) kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës para të gatshme, tre telefona celularë dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur, transmeton Indeksonline.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/