Takim maratonik, LDK e VV që dy orë të mbyllur në Kuvendin e Kosovës

Ka dy orë që LDK e VV kanë filluar takimin vendimtar për formimin ose jo të koalicionit qeverisës.
Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veli, Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Vjosa Osmani përbëjnë delegacionin e LDK-së, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditës së sotshme, Indeksonline raportoi se Albin Kurti do ia jap kryeparlamentarin LDK-së, vetëm nëse ata ia japin Ministrin e Punëve të Brendshme.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu përmes një deklarate për media gjatë ditës së sotshme tregoi se do të vazhdojnë të insistojnë për postin e kryeparlamentarit./Indeksonline/
