75 Mall Live Search
21:53 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Publikohet shorti i FA kupës, për 1/16-ën, na pret një super ndeshje

Është hedhur edhe shorit për 1/16-ën e finales, në kuadër të Kupës FA.

Skuadra si Manchester City, Manchester United e Chelsea do të jenë për spektakël në 1/16-ën e finales, në Kupën FA.

Sot këto skuadra kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre për raundin e ardhshëm. Manchester City do të ketë përballë skuadrën e Sheffield Wednesday të Atdhe Nuhiut.

Manchester United do të ketë punë me fituesin e Derby County ose Northampton Town.

E gjithë vëmendja është te Chelsea, ku skuadra ‘Blu’ pret fituesin e Liverpool/Shrewsbury Town. Një fitore eventuale e Liverpool do të sillte një super derbi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha çiftet e 1/16ës së finales.