75 Mall Live Search
12:33 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Lladrovci pret në një takim deputeten Musliu-Shoshi, flasin për qeverisjen lokale dhe investimet kapitale

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në një takim deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.

Lladrovci ka thënë se është i nderuar me vizitën e deputetes me të cilën kanë diskutuar për qeverisjen lokale, projektet në vijim dhe pritshmëritë e qytetarëve të Komunës së Drenasit për investimet kapitale.

“Përkrahje nga niveli qendror për projektet që përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë, do të jenë të mirëseardhura. E falënderova sinqerisht deputeten Ariana Musliu-Shoshi për vizitën dhe përkushtimin për komunën tonë”, ka thënë Lladrovci./IndeksOnline/