75 Mall Live Search
16:18 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Babai i gjen 3 fëmijët të vdekur në shtëpi dhe një shënim të çuditshëm!

Një lajm i trishtë i vdekjes së tre vogëlushëve ka shokuar Irlandën. Andrew McGinley i gjeti tre fëmijët e tij të vegjël të vdekur në shtëpi, në Dublin, raporton “Irish Independent”. Vogëlushët ishin Konor, 9 vjeç, Darragh, 7 vjeç dhe Karla, 3 vjeç.

Kur shkoi në shtëpi, i ati i fëmijëve gjeti një shënim ku shkruhej “Telefono policinë, mos u ngjit lart”. 

Mediat e huaja raportojnë se e ëma e fëmijëve u gjet nga një shofer taksie duke u endur rrugëve. Nëna e fëmijëve është dërguar në spital, por është në gjendje të pavetëdijshme.

Mëngjesin e sotëm i ati i fëmijëve foli për mediat pas ngjarjes tronditëse. “Nuk kam fjalë. Jam i shkatërruar, i hidhëruar dhe po vuaj. Në çdo frymëmarrje po luftoj. Konor, Darragh dhe Karla ishin të adhurueshëm. Ata i priste i një e ardhme e bukur me familjen, miqtë dhe njerëzit që i donin aq shumë. I them të gjithë prindërve përqafojini fëmijët sa herë të keni mundësi, tregojini sa shumë i doni, kaloni sa më shumë kohë me ta”, tha ai.