75 Mall Live Search
20:49 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Ligës së Kampionëve merr drejtimin e Prishtinës

Klubi i futsallit, Prishtina ka arritur marrëveshje z.Ani Mullai në rolin e kryetrajnerit të skuadrës.

Ani Mullai, është i njohur në Kosovë ku si trajner ka udhëhequr skuadrën FC Feniks, duke u shpallur kampion po ashtu një here fitues i kupës, veç këtyre sukseseve z. Mullai ka udhëhequr skuadrën FC Feniks edhe në garat evropiane Champions League.

Klubi i kryeqytetit është tejet i kënaqur me angazhimin e kryetrajnerit të ri, duke ditur sukseset e tij të pa kontestueshme në futsallin kosovar.