Më në fund reagon LA Lakersi: Jemi të shkatërruar nga vdekja e Bryantit

Kobe Bryanti, vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën të dielën pas një aksidenti me helikopter në Kaliforni.
Ish-skuadra e tij, ku Bryanti kaloi të gjithë karrierën, LA Lakersi më në fund ka reaguar për këtë tragjedi që tronditi botën e sportit.
Ata kanë thënë se janë të shkatërruar nga vdekja e Bryantit dhe vajzës së tij, shkruan Indeksonline.

“Jemi të shkatërruar dhe kemi pësuar ndryshim të pakthyeshëm nga vdekja e papritur e Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna. Ne ua dërgojmë dashurinë tonë Vanessas, familjes Bryant dhe të gjitha familjeve të viktimave të tjera. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se çfarë rëndësie kishte Kobe për Los Angeles Lakers, tifozët dhe qytetin tanë. Më shumë sesa një basketbollist, ai ishte një baba, bashkëshort dhe bashkëlojtar i dashur. Dashuria dhe drita e dytë do të mbetet në zemrën tonë përgjithmonë. Fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjet e tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të ndihmuar, ju lutem vizitojeni MambaOnThree.org. Për ata që janë frymëzuar ta vazhdojnë trashëgiminë e Kobe dhe Giannas për sportet e të rinjve, ju lutem vizitojeni MambaSportsFoundation.org”, shkruan La Lakersi në rrjetet sociale.
Ky postim është komentuar dhe mbështetur nga të gjitha skuadrat e NBA-së. /IndeksOnline/