75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Fero finalizon albumin e parë, bën premtimin e radhës për fansat

Fero ka finalizuar albumin e ri i cili është i pari në karrierë.

“Self Loyalty” mban titullin albumi të cilin tashmë adhuruesit e tij mund ta porositin, ndërsa pritet të publikohet së shpejti në të gjitha platformat.

Për këtë album, Fero ka dhënë edhe një premtim për adhuruesit e tij përmes një postimi në Instagram.

“Linkin e keni nBio … Prej tashti muni me porosit Albumin, 1 sen po ja u premtoj, nëse e ngon 1 herë këtë album , ki me ngu ton jetën”, ka shkruar Fero.

Ndryshe, reperi prej kohësh është në lidhje me modelen e njohur, Arbenit Ismajli./Indeksonline/