75 Mall Live Search
21:01 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Barcelona e Setien ia shërben një “5-she” Leganesit

Barcelona tregohet madhështore kundër skuadrës së Leganesit duke shënuar kështu 5 gola.

Ishte Griezmann ai që shënoi golin e parë për katalunasit që në minutën e 4’ por Barcelona nuk u mjaftua me kaq dhe pas një krosimi fantastik nga Messi, Lenglet gjeti portën për ta dyfishuar epërsinë.

Pa dyshim që Messi ishte protagonist edhe në pjesën e dytë duke shënuar në minutën e 59’ dhe 89’.

Po ashtu për Barçën nuk mbeti pa shënuar as Arthur. Kështu Barcelona me rezultat 5-0 triumfoi kundër Leganesit për ta shtuar edhe një fitore në historikun e tyre për Kupën e Mbretit./Indeksonline/.