75 Mall Live Search
22:22 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Mësimdhënësi 36 vjeçar kryen marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij 14 vjeçare

Mësimdhënësi 36 vjeçar, Jason William Dean akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij 14 vjeçare.

Ai kishte shfrytëzuar nxënësen e tij duke kryer marrëdhënie seksuale në vende të ndryshme si në klasë, aeroplan, hotel dhe në një apartament që e kishte marr me qira, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Oakland County të Michigan të SHBA-ve.

Policia ka thënë që mësimdhënësi, baba i dy fëmijëve ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij dhe për këtë është e njoftuar edhe bashkëshortja e tij.

Po ashtu sipas policisë, lidhja e tyre kishte filluar kur vajza ishte vetëm 12 vjeçare, ndërsa marrëdhëniet seksuale kur ajo ishte në klasën e shtatë.

Avokati i Dean ka thënë që klienti i tij po mbrohet në heshtje, derisa nuk ka pranuar fajësinë para trupit gjykues.

Dean mbahet në paraburgim deri në verdiktin përfundimtar të gjykatës që pritet të shpallet me 10 shkurt./Indeksonline/