Befasi e dorës së parë, ekipi i ligës së dytë spanjolle eleminon Sevillan
Sevilla ka mbetur e befasuar në ndeshjen e sotme kundër skuadrës së Mirandes.
Skuadra e Sevillës pësoi gol që në minutën e 7’ pasi që për Mirandes shënoi Aias, dhe po i njëjti futbollist prap në minutën e 30’ i’a bëri ‘terr’ skuadrës kundërshtare, shkruan IndeksOnline.
Por kjo skuadër e cila asnjëherë nuk ka qenë pjesë e La Ligës u tregua mjaftë e fortë duke shënuar kështu edhe një herë në minutën e 85’ përmes futbollistit, Rey.
Kurse Sevilla nga kjo ndeshje doli vetëm me golin e nderit të shënuar nga Nolito në minutën e 90’.
Po ashtu skuadra e Mirandes e humbi një penalti e cila mund të ju siguronte një rezultat ende më të thellë.
Përveq golave në këtë ndeshje pati edhe 10 karton të verdhë./Indeksonline/.