20 aksidente, gjatë 24-orëve

Gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur 20 aksidente të trafikut.
Një prej tyre ka qenë me fatalitet, pesë të tjera me të lënduar.
Ndërsa 14 janë raportuar me dëme materiale.
Gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar 1 mijë e 220 tiketa për shkelje në trafik.
Në statistikat e policisë, bëhet e ditur se janë arrestuar 16 persona për vepra të ndryshme penale, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/
