Djali i axhës së Granit e Taulant Xhakës tregon raportet me ta dhe transferimin e tij te skuadra kosovare

Futbollisti i cili ka kontratë ende me klubin e Prishtinës gjatë ditës së sotme është konfirmuar nga vetë klubi i Besës që do të jetë futbollist i tyre.
Xhaka ka folur për indeksOnline në lidhje me transferimin e tij ku ka treguar se me Prishtinën ka kontratë edhe për dy vite e gjysëm mirëpo te KF Besa ka kaluar në formë huazimi.
“Me Prishtinën e kam kontratën edhe 2 vjet e gjysëm dhe në KF Besa jom në formë huazimi edhe te Prishtina kom kalu shumë mirë dhe shpresoj që edhe Prishtina mi arrit objektivat e klubit”, tha futbollisti.
Agoni po ashtu foli edhe për synimet e tij me klubin e ri, duke thënë “Po synimet e mia edhe të klubit jon me hyp në Superligë edhe me këtë grup lojtarëve që e kem shpresojmë që kena me arrit objektivin e klubit me hyp superligë”.
Agon Xhaka tregoi edhe raportet e tij që ka me dy djemt e axhës, Granitin dhe Taulantin ku tregoi se gjatë gjithë kohës është në kontakt me ta dhe merr këshilla prej tyre.
“Me Taulantin dhe Granitin jom në kontakt gjat gjith kohës dhe çdo her marr këshilla prej tyre për të gjitha dhe janë model për mua për t’i ndjek hapat e tyre nga ana profesionale”, përfundoi Agon Xhaka./Indeksonline/.