75 Mall Live Search
23:56 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Rritje e madhe e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’, vit pas viti po rrit numrin e fluturimeve. Viti 2019 mund të themi se ishte i suksesshëm për aeroportin kosovar.

Sipas statistikave të publikuara nga ASK, në aeroportin ‘Adem Jashari’ në krahasim me vitin 2018, numri i fluturimeve është rritur dukshëm, transmeton Indeksonline.

Në vitin 2018, ‘Adem Jashari’, regjistroi 7921 fluturime, kurse gjatë vitit 2019 ky numër është rriur shumë.

Sipas ‘ASK’, gjatë vitit 2019 u regjistruan 8675 fluturime, gjë që është rekord për vitet e fundit./Indeksonline/