75 Mall Live Search
10:05 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fjalimi emocionues i Lebron James, për legjendën e basketbollit Kobe Bryant

Los Angeles Lakers në ndeshjen e mbrëmshme e ka nderuar Kobe Bryant, para se të fillonin ndeshjen e tyre.

Në këtë mbrëmje për ta nderuar atë pati fjalime dhe po ashtu edhe këngë kushtuar atij.

Një nga fjalimet më emocionuese ishte ai i Lebron James i cili kur doli të fliste letrat ku e kishte shkruar fjalimin e tij e gjuajti dhe tha se do të flas nga zemra.

James në këtë fjalim tha se do të vazhdojë me shokët e tij të luaj dhe të arrijnë fitore sepse këtë gjë do të kishte dëshiruar edhe Bryant.

Kurse fjalimin e tij e përfundoi duke thënë që ai asnjëherë nuk do të harrohet./Indeksonline/.