Më në fund, Bajerni aty ku e ka vendin!

Bayern Munich realizoi fitore sot në kuadër të javës së 20-të në BUndesligë duke e mposhtur 1:3 në udhëtim Mainzin.
Lewandowski, Muller dhe Alcantara realizuan teksa “bavarezët” shënuan fitoren e 13 këtë sezon, krahas 3 barazimeve dhe 4 humbjeve, shkruan Indeksonline.
Me këto tri pikë dhe barazimin e Leipzigut me Monchengladbachun, Bayern Munich u bë lideri i ri i Bundesligës, pozitë që kishte kohë që nuk e kishte shijuar këtë sezon./Indeksonline/
