Haziri: Koalicioni i Shpresës u bë realitet, na presin punë të mëdha

Lutfi Haziri tha se ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.
Ai tha se Koalicioni i Shpresês u bë realitet, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!