Ky është fletëvotimi që po votojnë aktivistët e VV-së nëse pajtohen me koalicionin

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nga ora 14:00, ka nisur referendumin partiak për këtë marrëveshje.
Ky referendum do të përfshijë të gjithë aktivistët, të organizuar në të gjitha qendrat e VV-së, ku të drejtë vote kanë rreth 30 mijë aktivistë.
Ky është fletëvotimi që po votojnë aktivistët anembanë vendit, nëse pajtohen ose jo për koaliconin që VV ka arritur me LDK-në./Indeksonline
