75 Mall Live Search
12:05 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Handanoviqi ka thyer gishtin, mungon kundër Milanit

Samir Handanoviqi, do të humbasë derbin e Madoninës kundër Milanit në fundjavë.

Portieri i Interit ka thyer gishtin dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën, shkruan Indeksonline.

Samir Handanoviqi u është nënshtruar testeve mjekësore pas një lëndimi në dorën e majtë, të cilin e pësoi në stërvitje. Rezultatet tregojnë se ai ka thyer gishtin e vogël. Gjendja e tij do të rivlerësohet në baza ditore”, thuhet në komunikatë e lëshuar nga Interi.

Edhe kundër Milanit në portë pritet të jetë Padelli. /IndeksOnline/