75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Monotonia në Kuvend, Kamishi llogarit, e Demaliaj vizaton

Ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës me pikën kryesore, votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Por, për deputetët që pritet të jenë pjesë e opozitës, monotonia ka filluar të zërë vend.

Në këtë mënyrë, Bekim Haxhiu-Kamishi ka filluar të bënte llogari me kalkulator në telefon.

Shkumbin Demaliaj i AAK-së po e thyente monotoninë me disa “vepra” artistike në Kuvend. Ai ka bërë disa vizatime të peshoreve të drejtësisë./Indeksonline/