75 Mall Live Search
13:21 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Limaj – Kurtit: Harroje, se do të mund të nënshkruash marrëveshje të dëmshme për vendin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka këshilluar nga foltorja të mandatuarin për kryeministër Albin Kurti që ta ulë kokën dhe të sillet si kryeministër.

Limaj në seancën plenare që po mbahet për votim të Qeverisë së re ka deklaruar se do të mbështesë çdo iniciativë të mirë që do e sjell Kurti në Parlament.

“Albini ka shumë punë për të ndryshuar nga ai i opozitës, ne nuk mund t’ua marrim të drejtën njerëzve për të ndryshuar, por ai duhet të ndalojë gjuhën e urrejtjes. Historia e Kosovës nuk fillon me ju. Unë do të mbështes çdo punë të mirë që vjen në Parlament. Por arroganca duhet të largohet”, tha ai

Limaj në fund pati edhe një porosi për Kurtin, duke i thënë se as ai dhe askush tjetër s’mund të veprojë kundër Kosovës.

“Nuk ka mujt Hashim Thaçi, e ti edhe ma hiç, kurrë përmes dialogut me Serbinë nuk mund të veprosh kundër Kosovës. Po ta jap besën, derisa të jenë gjallë bijtë e bijat e UÇK-së”, tha ndër të tjera kryetari i NISMA-s./Indeksonline