75 Mall Live Search
19:30 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zotimet e kryeparlamentares Vjosa Osmani, nga dita e nesërme do punojmë pa u ndalë

Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare.

Ajo tha se është nder i madh që sot me besimin tuaj të drejtoj Kuvendin e Kosovës, institucionin më të lartë legjislativ, shkruan Indeksonline.

Më tutje ajo falënderon të gjithë ata që janë të pranishëm aty, duke pasur parasysh se kjo seancë po mbahet vonë.

“Falënderimi me i madh dhe nderimi me i madh i takon secilit qytetar të Republikes së Kosovës që asnjëherë nuk rreshtën së besuari që vota e tyre do të sjell ndryshimin e madh”, tha Osmani.

Ajo tha se do ta mbikëqyre mirë dhe rreptë Qeverinë e Kosovës/

“Do të jem krahu juaj i fortë”, shtoi ajo.

Në fund Osmani tha që beson se do ta kenë një opozitë që është e gatshme për bashkëpunim.

“Na priftë e mbara dhe shpresoj që nga dita e nesërme të punojmë pa rreshtur që ti zgjidhim problemet”, përfundoi kryeparlamentarja Osmani./Indeksonline/