“Adios”, Dembele i jep goditje të madhe Barcelonës

Ousmane Dembele po del të jetë blerja më e dështuar e viteve të fundit nga Barcelona.
Mbi 100 milionë euro janë paguar për të, por që sulmuesi francez më shumë i ka shpenaur Barcelonës nëpër spitale, se sa e ka shpërblyer skuadrën me gola.
Lajmi i fundit që vije nga Spanja tregon se Dembele me shumë gjasa e ka humbur tërë sezonin, shkruan Indeksonline.
Ish lojtari i Dortmundit ka këputje të plotë të tendinit proksimal të biceps së femurit të djathtë. Dembele do të jetë jashtë fushave disa muaj dhe me shumë gjasa ka humbur tërë sezonin.
Futbollisti francez ka humbur 63 ndeshje zyrtare, që nga koha kur u bë futbollist i Barcelonës./Indeksonline/