Rrugët e Prishtinës, të gjitha të kalueshme

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që mbrëmë të vihen në lëvizje autoritetet përgjegjëse, në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.
Pas reshjeve të mëdha, tanimë të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme.

Kjo falë gatishmërisë së komunës, qytetarët nuk kanë hasur në vështirësi në qarkullim.

Edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë është parë gjendje e njejtë.
Madje, në orët e hershme të mëngjesit janë parë ekipet e mirëmbajtjes edhe në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Ndërsa, mot i ngjashëm pritet të jetë edhe ditëve në vazhdim./Indeksonline/
