75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ish-anëtari i Fenerbahces nënshkruan me skuadrën kosovare

Ish-talenti i Fenerbahces e Bursaspor, Fatlind Azizi, është futbollist i ri i Gjilanit. Azizi luan si mesfushor qëndror, ndërsa pritet të ndimhojë Gjilanin në rrugën drejt titullit.

“SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19-vjeçar, duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.

Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vjet ishte pjesë e të rinjve të Bursasporit dhe Fenerbahçes.

Përvoja e tij në Kampionatin e të Rinjve, në Turqi, pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.

Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat “kuqebardh” këtë edicion” thuhet në njoftim./Indeksonline/