75 Mall Live Search
15:01 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E konfirmon Kurti: Të gjitha emërimet e Qeverisë në largim, do të shqyrtohen…!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka konfirmuar, raportimin e Indeksonlinet, për shqyrtimin e emërimeve nga Qeveria në shkuarje e Ramush Haradinajt.

Sipas tij, të gjitha vendimet të cilat janë marrë pas datës 19 korrik 2019 nuk mund ta kenë statusin e njëjtë.

“Prandaj, Qeveria e Republikës dhe unë si kryeministër do ta kemi një rishqyrtim të gjithë kësaj faze. Konsiderojmë se për të filluar një kapitull të ri, duhet ta rrisim përgjegjësinë ligjore. E ndërsa politike dhe morale”, është shprehur ai.

Kurti theksoi se dorëheqja është akt moral dhe nuk besojmë se emërimit e pastajshme e kanë statusin e pëlqyeshëm, nëse respektojmë shtetndërtimin demokratik dhe ligjshmërinë në vendin tonë.  /Indeksonline/