75 Mall Live Search
20:58 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një person ka mesatarisht 13 sekrete

Sipas një studimi të majit në viti 2017, ka konstatuar se një person ka rreth 15 sekrete të cilat i mbanë, ku 5 prej tyre nuk do t’ia tregoj askujt. Studiuesit thonë që nuk ka rëndësi numri i sekreteve por barra e tyre që peshojnë mbi ne, transmeton indeksonline.

Sekretet dhembin.

Profesori i i Columbia Business School, Michael Slepian, dhe ekipi i tij i pyetën tri grupe prej 200 vullnetarësh nëse mbanin sekrete lidhur me 38 kategori të përbashkëta – gjërat si gënjeshtrat, përdorimi i drogës, vjedhja dhe tradhtia seksuale. Ku studiuesit zbuluan se një person bartë rreth 13 sekrete dhe 5 prej tyre nuk ia ka thënë askujt. Por ka edhe më shumë. Sekretet tuaja mund të ndihen si një barrë mendore, por studimi sugjeroi se ato janë më shumë se kaq.

Slepian tha për The Atlantic se kur një subjekt mendonte për sekretet e veta, “ata në fakt vepruan sikur të ishin të ngarkuar nga një peshë fizike”. Ky efekt i fuqishëm ndodhi edhe kur subjekti nuk e fshehte ndonjë sekret të veçantë në atë moment. Përveç ndjenjës së peshës nga mendimet e fshehta, Slepian zbuloi në një studim të mëparshëm se “njerëzit të cilët i kujtonin, ishin të preokupuar, ose e fshehnin ndonjë sekret të rëndësishëm vlerësonin se kodrat ishin më të rrëpira, i perceptonin distancat më të largëta, indikonin se detyrat fizike do të kërkonin më shumë përpjekje dhe kishin më pak të ngjarë t’i ndihmonin të tjerët me detyra fizike”.

E çuditshme, apo jo? Edhe nëse nuk jeni duke e fshehur në mënyrë aktive ndonjë sekret, të menduarit për këtë e bën gjithçka më të vështirë. Prandaj, ja sfida: thjesht mos mendoni për këtë. Spiralet mendore.

Punimi më i fundit i Slepian thekson se mendjet tona përpiqen vazhdimisht t’i zgjidhin çështjet ose t’i arrijnë synimet që duam t’i arrijmë. Por ja problemi: sekreti është një synim që kurrë nuk mund të realizohet.The Atlantic i përshkruan sekretet si “Spirale në mendimet tona – brejtës të vegjël që nuk qëndrojnë dot pa lëvizur kur i godisni”. Slepian dhe ekipi i tij shpresojnë ta largojnë peshën e sekreteve tona me hulumtimet e tyre. Në fund të fundit, 13 sekrete janë goxha shumë. /indeksonline/