75 Mall Live Search
20:44 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Situatë shqetësuese në Istog, dëmet nuk kanë të ndalur si pasojë e erërave të fuqishme

Erëra të fuqishme ka që nga dita e djeshme në komunën e Istogut.

Përpos reshjeve të borës në këtë komunë gjendja është shqetësuese si pasojë e erërave.

Dëme të mëdha janë shkaktuar në gjithë komunën, e banorët vazhdojnë të shprehen të shqetësuar për këtë situatë, raporton Indeksonline.

Për këtë situatë me të cilën po përballen banorët e Istogut është deklaruar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj i cili tha se gjendja duhet të shpallet e jashtëzakonshme pasi nuk mund të kontrollohet vetëm nga institucionet lokale./Indeksonline/