Haradinaj në ShBA takon Palmer-in: Taksa 100% ndaj Serbisë duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Amerikë.
Haradinaj ka takuar së fundi zv/asistentin e Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Mathew Palmer.
Haradinaj tha se Palmer-it i ritheksoi se duhet arritur marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke, transmeton Indeksonline.
Tutje Haradinaj shtoi se vendimi për taksën 100% ndaj Serbisë është vendosur për t’u mbrojtur nga politika agresive e shtetit fqinj dhe se ajo duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:
Në takim me Zv. Asistentin e Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perendimor Ambasadorin Mathew Palmer, nga Departamenti i Shtetit, diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe rajon.
Kosova ka treguar maturi në funksionim të demokracisë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe me transfer demokratik të pushtetit. Ne kemi konsoliduar demokracinë dhe duhet të njejtën ta realizojme çdo ditë.
Ambasadorit Palmer i ritheksova se duhet të arrihet marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke. Vendimet sovrane të Kosovës siç është tarifa 100% ndaj Serbisë është vendosur për tu mbrojtur nga politika agresive e shtetit fqinj dhe ajo duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Kosova në perspektivën Euro-Atlantike është kandidatja e rradhës që të anëtarsohet në NATO.
SHBA qëndron e palëkundur në përkrahje të shtetësisë së Kosovës dhe ne jemi me fat që kemi këtë miqësi.
RH