45 aksidente gjatë 24-orëve, shqiptohen 1 mijë tiketa për shkelje në trafik

13 aksidente me të lënduar janë shkaktuar në 24-orëshin e fundit në vend.
Përpos kësaj 32 të tjera ishin me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 220 tiketa për shkelje në trafik./Indeksonline/