75 Mall Live Search
11:54 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hoti telefonon kryetarin e Istogut: Do t’i përmirësojmë disa dëme më urgjente

Zëvendëskryeministri Avudallah Hoti ka njoftuar se sot ka biseduar me kryetarin e Istogut, Haki Rugova pas dëmeve nga era, shkruan IndeksOnline.

Hoti ka bërë të ditur se së shpejti do t’i përmirësojmë disa dëme më urgjente, si shkolla, objekte publike dhe ndonjë familje që është në kushte të rënda.

“Sapo fola me kryetarin e Istogut. Atje janë bërë dëme të mëdha nga era. Kryetari Rugova ka formuar Shtabin emergjent, bashkë me FSK-në, policinë, KEDS-in dhe institucione të tjera. Besoj se deri nesër ata e bëjnë një vlerësim të dëmeve. Do të shohim si mund t’i rregullojmë disa dëme që janë më urgjente, si shkolla dhe objekte publike dhe ndonjë familje qe është në kushte të rënda”, ka shkruar Hoti./IndeksOnline/