75 Mall Live Search
13:09 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

S’e presin komunën, banorët e Orllanit me traktorë pastrojnë rrugët nga bora

Për shkak të motit të lig që po mbizotëron tash e tri ditë në vendin tonë, shumë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, derisa gjendja më e rënduar është në Rrafshin e Dukagjinit, ku nga erërat e forta ka pasur dëme të shumta materiale.

Derisa për shkak që trashësia e borës është më e madhe në zona rurale, banorët kanë mbetur edhe të izoluar në disa pjesë të vendit, shkruan IndeksOnline.

Por, banorët e Orllanit dhe fshatrave perreth, nuk kanë pritur kompanitë e komunës, ata janë detyruar me traktorë, t’i pastronin rrugët, që të mund të lëvizin.

Kujtojmë se Komuna e Podujëves, deri në fund të janarit nuk ka pasur kompani të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjate sezonit dimëror./Indeksonline