75 Mall Live Search
14:06 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lluka ia dorëzon mandatin ministres Hajdari

Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ia ka dorëzuar sot detyrën ministres së re të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Investimeve strategjike ndërmarrësisë, Industrisë, Rozeta Hajdari, së cilës i ka uruar suksese dhe e ka njoftuar me arritjet dhe sfidat.

Ministri në largim, Valdrin Lluka, e ka njoftuar ministren Hajdari për projektet, të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e teknologjisë, energjisë, ndërmarrjeve publike dhe minierave.

Ai, gjithashtu ia dorëzoi raportin e detajuar të punës, të cilën ai e ka bërë gjatë periudhës shtator 2017 dhe shkurt 2020.

Nga ana tjetër ministrja Hajdari e ka falënderuar ministrin në largim, Valdrin Lluka, për punën e tij të bërë dhe tha se do të angazhohet maksimalisht, që të çojë përpara sektorët të cilat mbulon kjo ministri.