75 Mall Live Search
15:25 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pesë skuadrat që mund ta transferojnë Messin nëse largohet nga Barcelona

Lionel Messi nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona, ku problemet në kohën e fundit kanë qenë të mëdha, sidomos pas fjalëve mes tij dhe drejtorit sportiv Eric Abidal.

Tashmë raportimet vetëm po shtohen për largimin e tij nga klubi në verën që po vije.

Ai ka një klauzolë speciale që ia mundëson largimin nga klubi si transferim i lirë dhe nuk janë të paktë klubet që do ta prisnin krahë hapur argjentinasin magjik.

Sipas La Gazzetta dello Sport, janë pesë klube që kanë shfaqur interesim.

Emrat e klubeve të publikuara nga gazeta janë: Manchester United, Manchester City, Juventus, Inter Milan dhe Paris Saint-Germain.

Klubet e lartë përmendura kanë fuqi financiare që t’ia plotësojnë kushtet argjentinasit.